Takimi i grupit punues për targat, Lajçak: Pas 6 muajve besoj që do të paraqiten gjetjet konkrete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Takimi i grupit punues për targat, Lajçak: Pas 6 muajve besoj që do të paraqiten gjetjet konkrete

    Insajderi
    21 October 2021 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka treguar se sot është mbajtur takimi i grupit punues në Bruksel lidhur me çështjen e një zgjidhje për targat.

    Ai ka thënë se grupi i kryesuar nga këshilltarët e tij do të takohen rregullisht e për çka beson që pas 6 muajve do t’i paraqesin gjetjet konkrete.

    “Këtë mëngjes në Bruksel, mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të Grupit të Punës për targat, siç ishte rënë dakord më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Unë besoj se ata do të paraqesin gjetje konkrete në 6 muaj”, ka shkruar Lajçak.

    Krejt kjo erdhi pasi Kosova kishte vendosur masën e reciprociteti për targat e automjeteve nga Serbia për çka nxiti reagimin e kësaj të fundit.

    Pas 13 ditësh bllokadë të pikave kufitare në Jarinje e Bërnjak në Bruksel u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, për largimin e barrikadave dhe Policisë së Kosovës, kjo kërkesë që ishte pika e parë e marrëveshjes. Pikë e dytë e marrëveshjes ishte vendosja e stikerseve në veturave e cila filloi të zbatohet me 4 tetor.

    This morning in Brussels, I welcomed the expert delegations for the first meeting of the Working Group on license plates, as agreed on 30 September. The Group chaired by my advisers will be meeting on a regular basis. I trust they will present concrete findings in 6 months. pic.twitter.com/dwxZGV1PAM— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 21, 2021


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark