Takimi i kabinetit të Trump: Nervozohet Elon Musk, debaton ashpër me Rubion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i kabinetit të Trump: Nervozohet Elon Musk, debaton ashpër me Rubion

    Insajderi
    08 March 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Takimi i kabinetit të Donald Trump duket se nuk ka shkuar siç duhet, pasi Elon Musk dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kanë debatuar ashpër.

    “New York Times” raporton se Musk e ka akuzuar hapur Rubion për mungesë agresiviteti në shkurtimin e stafit të Departamentit të Shtetit, duke e tallur se i vetmi shkarkim që kishte bërë ishte një punonjës nga vetë ekipi i tij për “Efiçiencën e Qeverisë”.

    I irrituar nga kjo ndërhyrje, Rubio thuhet se i ka rikujtuar manjatit të teknologjisë se kishte bërë mbi 1,500 largime përmes dorëheqjeve.

    Musk ka reaguar pas argumenteve të Rubios, duke e quajtur atë thjesht “të mirë në televizion”, por jo në postin që ka.

    Gjatë gjithë kësaj kohe, Trump ka qëndruar spektator, e më pas ka ndërhyrë për ta mbrojtur Rubion

    Në të njëjtën kohë, ai e siguroi Muskun se misioni i tij për të “pastruar qeverinë” do të vazhdonte, por tani me më shumë rafinim dhe koordinim.

    Në fund të takimit, presidenti amerikan shpalli një linjë të re: ministrat do të marrin vendimet, ndërsa ekipi i Muskut do të ketë vetëm rol këshillues.

    Ky ishte sinjali i parë i qartë se presidenti është i gatshëm të vërë disa kufij mbi ndikimin e Muskut në administratë, pavarësisht kontributit të tij të madh financiar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark