Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB/ Irani me akuza të forta ndaj SHBA-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB/ Irani me akuza të forta ndaj SHBA-së

    Insajderi
    13 June 2025 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në takimin që po mbahet në Këshillin e Sigurimit në OKB, përfaqësuesi i Teheranit, ka bërë përgjegjës edhe SHBA, për pasojat e sulmit ndaj Iranit.

    Amir-Saeid Iravani tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit kanë vrarë 78 persona dhe kanë plagosur më shumë se 320 të tjerë, shumica e të cilëve janë civilë.

    “Ky nuk është thjesht një sulm ndaj një vendi. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj rendit ndërkombëtar. Një sulm ndaj kartës së Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai.

    Po ashtu, Irani akuzon SHBA-në se ka ofruar mbështetje të inteligjencës dhe politike për sulmet e Izraelit ndaj Iranit.

    “Duke ndihmuar dhe mundësuar këto krime, ata ndajnë përgjegjësinë e plotë për pasojat”, shton ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark