×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i komisionit të anti-drogës i OKB-së, merr pjesë edhe kosovari Naim Krasniqi

    Insajderi
    08 December 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në takimin e 66-të të Komisionit për drogën të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që po mbahet në Vjenë të Austrisë, po diskutohen  tema me rëndësi globale në luftën kundër këtij fenomeni.

    Në këtë takim, pos përfaqësuesve të shteteve anëtare të OKB-së, pjesëmarrës është edhe kosovari Naim Krasniqi, që është një ekspert sigurie dhe detektiv që jeton e punon në Austri.

    Krasniqi po ashtu themeluar një firmë për shërbime në fushën e sigurisë në Kosovë, “Security Service”.

    Në këtë ngjarje të organizuar nga OKB-ja marrin pjesë ekspertë e zyrtarë që merren me luftimin e krimit që ndërlidhet me trafikun e drogës.

    Komisioni për Drogat i OKB-së është ri-mbledhur në seancën e 66-të në Vjenë , takim ky që ka vazhduar për dy ditë, më 7 e 8 dhjetor.

    Ky takim fillimisht u aprovua nga Këshilli Ekonomik dhe Social, në vendimin e tij 2011/259, të titulluar “Mbledhja e përbashkët Komisionit për Drogat dhe të Komisionit për Parandalimin e Krimit dhe Drejtësinë Penale”.

    Qëllimi i këtyre takimeve, siç ka shpjeguar OKB-ja është që këto dy komisione, që nga viti 2011 do të mbajnë takime të përbashkëta ku  qëllimi i vetëm është shqyrtimit të pikave të rendit të ditës që përfshijnë segmentin operacional të axhendës së të dyja komisioneve, me synimin për të ofruar një politikë të integruar direktivat e UNODC-së për çështjet e menaxhimit administrativ, buxhetor dhe strategjik në këto fusha.

    Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Drogat (CND) u themelua në vitin 1946. Komisioni ka si mandat mbikëqyrjen e përpjekjeve ndërkombëtare për të kontrolluar përdorimin dhe lëvizjen e substancave narkotike dhe psikotrope, si dhe të ndihmojë Këshillin Ekonomik dhe Social në mbikëqyrjen zbatimin e traktateve ndërkombëtare të kontrollit të drogës.

    Kombet e Bashkuara kanë zhvilluar një program të bazuar në traktat për bashkëpunimin ndërkombëtar në kontrollin e prodhimit dhe trafikimit të drogës dhe në trajtimin e abuzimit me drogën.

    Axhenda e CND-së ka dy segmente të dallueshme: një segment normativ për kryerjen e funksioneve të bazuara në traktat dhe funksioneve normative; dhe një segment operacional për ushtrimin e rolit si organ drejtues i UNODC-së.

    CND mblidhet çdo vit dhe miraton një sërë vendimesh dhe rezoluta. Takimet ndërsesionale thirren rregullisht për t’i dhënë udhëzime politikave të UNODC-së.

    Nga fundi i çdo viti, Komisioni mblidhet në një sesion të dytë për të shqyrtuar çështjet buxhetore dhe administrative si organi drejtues i programit të Kombeve të Bashkuara për drogën.

    Në vitin 2019, Komisioni miratoi Deklaratën Ministrore për forcimin e veprimeve në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar për të përshpejtuar zbatimin e angazhimeve të përbashkëta të marra për të trajtuar dhe luftuar bashkërisht problemin botëror të drogës.

    Në Deklaratë, Shtetet Anëtare vendosën të rishikojnë në Komisionin në vitin 2029 progresin e bërë në zbatimin e angazhimeve të politikave, me një rishikim afatmesëm në vitin 2024. Komisioni punon në vazhdimin e Deklaratës Ministrore të vitit 2019, me qëllim përshpejtimi i zbatimit të të gjitha angazhimeve të politikës ndërkombëtare të drogës.  

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark