×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i Kurtit me QUINT’in, temë diskutimi hapja e urës së Ibrit për vetura

    Insajderi
    17 July 2024 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka dhënë detaje për takimin e Kryeministrit Kurti me QUINT’in.

    Kurti me zv/kryeministrin Bislimi dhe ministrin Sveçla janë takuar me ambasadorët Jeffrey Hovenier, Jonathan Hargreaves, Jorn Rohde, Olivier Guerot, Antonello De Riu dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

    Në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, situatën e sigurisë e të sundimit të ligjit, dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.

    Po ashtu ata kanë diskutuar edhe për “rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi Ibër edhe për vetura”.

    “Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark