Takimi i Kurtit me Escobar dhe Lajçak pritet të zgjas rreth dy orë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Takimi i Kurtit me Escobar dhe Lajçak pritet të zgjas rreth dy orë

    Insajderi
    05 June 2023 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Delegacioni i përbërë nga përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe të përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zgjasë dy orë, raporton transmetuesi publik.

    Ky takim vjen pas tensioneve në veri.

    Lajçak dhe Escobar pritet t’ia shtrojnë kërkesat e Brukselit dhe Uashingtonit kryeministrit Kurti, në lidhje me hapat urgjent që duhet ndërmarrë drejt qetësimit të situatës në veri të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark