
Presidentja Vjosa Osmani dje ka mbajtur takime me partitë politike, edhe përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, shkruan Insajderi.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, në kuadër të konsultimeve gjithëpërfshirëse me liderët e subjekteve parlamentare”, thuhej në njoftimin e Presidencës.
Nga Presidenca kanë publikuar edhe foto nga takimi me partitë joshumicë. Ani pse Lista Serbska dhe Elbert Krasniqi nuk ishin prezent në takim.
Nga Presidenca kanë thënë për Insajderin se Lista Serbska ka qenë e ftuar, por nuk kanë ardhë.
“Lista Serbe ka qenë e ftuar në takim konsultativ me subjektet politike të komuniteteve joshumicë, porse nuk ka ardhë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.