Takimi i radhës mes Kosovës e Serbisë me 17 dhjetor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi i radhës mes Kosovës e Serbisë me 17 dhjetor

    Insajderi
    10 December 2024 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Takimi i radhës i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve do mbahet më 17 dhjetor, ka konfirmuar zëdhënësja e Bashkimit Evropian Anitta Hipper.

    “Palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka deklaruar Hipper.

    Do jetë ky takimi i fundit për këtë vit i kryenegociatorëve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin. Gjithashtu do jetë ky ndër takimet e fundit që do i organizoj emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak, meqë mandate atij i skadon në fund të muajit janar.

    Akoma nuk është e qartë kush do e trashëgoj Lajçakun dhe nëse BE do ketë emisar tjetër për dialog.

    Gjithçka do varet nga qasja e shefes së re të diplomacisë evropiane Kaja Kallas e cila mori postin më 1 dhjetor dhe do menaxhoj edhe procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. /RTK


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark