Takimi i radhës mes VV-së e LDK-së, Kurti tregon se kur do të ndodh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Takimi i radhës mes VV-së e LDK-së, Kurti tregon se kur do të ndodh

    Insajderi
    13 October 2019 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti pas takimit me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq është deklaruar edhe rreth bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës. 

    Kurti tha se takimi i radhës me Lidhjen Demokratike do të ndodh javën që po hymë.

    “Besoj që është e duhur dhe do të bëhet një takim i radhës në javën që vjen dhe padyshim që do t’ju informojmë”, ka thënë ai, shkruan Insajderi.

    I pyetur nga gazetarët se a kanë biseduar për çështjen e komuniteteve me LDK-në, se a janë të pajtimit që partia e Rashiqit të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, Kurti është shprehur se në këtë pik nuk kanë dallim me LDK-në.

    “Pa dyshim, ne kemi edhe obligim kushtetues kemi edhe vullnet politik që komunitet të integrojnë natyrisht jo vetëm pakicën serbe, por kemi parasysh pakicën boshnjake, turke, rome, egjiptase e ashkalinjë. Do të fillojmë dialog me të gjithë për integrim shoqëror që është edhe më shumë sesa integrimi institucional. Kjo nuk është fare një gjë që kemi dallime me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
    Për mua ishte shumë e vlefshme, të kuptojë prej së afërmi ndikimet e dëmshme të cilat bëhen mbi qytetarët serb të vendit tonë”, ka deklaruar Kurti, përcjell Insajderi.

    Mes tjerash, ai bëri me dije se takimi i sotshëm me Rashiqin nuk kishte të bënte për çështje koalicioni, por vetëm se ishte i interesuar të dëgjonte nga vet Rashiq si garues në këto zgjedhje për mbarë vajtjen e zgjedhjeve në vendet me shumicë serbe.

    Kurti nuk kurseu edhe fjalët e mira për përfaqësuesin e e koalicionit “Sloboda”, duke e cilësuar atë si njërin prej ministrave më të mirë që ka pasur Kosova e si njërin ndër serbët e Kosovës më të ndershëm sa ishte pjesë e institucioneve të Kosovës.

    Për dallim nga Albin Kurti, Nenad Rashiq përkundër insistimit nuk ka dashur të deklarohet për media./Insajderi.com

    Kurti pas takimit me Rashiq: Nuk diskutuam për koalicion

     

    Cilën ministri duhet t’a udhëheqin serbët? – Kurti jep këtë përgjigje


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark