Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë arritur të mërkurën pas dite në Beograd.
Takimi trelateral po mbahet me ftesë dhe iniciativë të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Tema kryesore e bisedimeve është propozimi i presidentit serb për krijimin e të ashtuquajturit “Shengenit të Vogël”.
Qëllimi i këtij propozimi është lidhja më e mirë e tregut të vendeve të rajonit dhe eliminimit të barrierave në afarizëm dhe rrjedhën e lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit në një treg i cili përfshinë 20 milionë njerëz.
Vuçiq dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq kanë organizuar mbrëmë në Novi Sad një darkë për nder të kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./Insajderi.com.