Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit komentoni takimi e radhës Kurti-Vuciq.
Sipas tij nuk ka kuptim shkuarja atje kur kërkesa e BE’së dhe Serbisë është që të flitet për Asocacionin.
Muja tha se Kosova është në një moment të definimit se a ka marrëveshje apo jo.
Para gazetarëve, ai tha se në marrëveshjen e shkurtit të 2023, Serbia paraqiti rolin e saj destruktiv duke u përpjekur që të izolohet Kosova me mosprezencë në arenën ndërkombëtare, e që siç tha ai është në kundërshtim me këtë marrëveshje, poashtu edhe “ndërhyrja në punë të brendshme të Kosovës si dhe Banjaksa.
“Pikë së pari Kosova është në një moment të definimit se vërtetë a ka marrëveshje. A kemi një marrëveshje? Sepse Me 28 shkurt 2023 kemi pas një marrëveshje në Bruksel pasuar nga një aneks në Ohër, dhe pastaj vit pas vitit e masë pas mase, Serbia ka paraqitur rolin e vet destruktiv dhe kjo ka ardhur në formë të disa veprimeve”.
“E para është përpjekja që të izolohet Kosova për prezencën e saj në arenën ndërkombëtare në kundërshtim me zotimin e asaj marrëveshje, e dyta ndërhyrja në punë të brendshme të Kosovës, që nga kontrolli i Listës Serbe, bojkoti i zgjedhjeve dhe e treta ishte Banjska, katër, formalisht u tërhoqën kur Brnabiq dërgoi letër për tërheqje nga marrëveshja”, tha Muja.
“Sa i përket draft-statutit besoj që Kurti e ka shfaq këtë edhe në Ohër, që Kosova duhet të jetë e gatshme të inkorporojë letrën e Mogherinit 25 korrik 2015, mënyra se si BE e ka parë Asociaconin, letra e Chollet dhe Escobar dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Muja.