Kompleksi i vilave, por edhe rruga Shkup-Ohër, si dhe i gjithë qyteti i Ohrit, po sigurohet nga një numër i madh i pjesëtarëve të policisë së Maqedonisë së Veriut.
Për takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, janë akredituar rreth 200 gazetarë nga e gjithë bota.
Megjithatë të njëjtëve nuk u lejohet hyrja në vilën Biljana, por bisedimet i ndjekin nga qendra e shtypit në një hotel aty pranë.
Takimet zhvillohen në Villa Biljana, ish-rezidenca verore e Josip Broz Titos, e cila tashmë është një kompleks vilash shtetërore.
Vila është prapa në pyll në një kodër rreth gjashtë kilometra larg Ohrit./Gazeta Insajderi