Qeveria e Kosovës ka konfirmuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel më 26 qershor.
Për këtë takim ka folur, Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD).
Ajo ka thënë se “nuk ka dëshirë që të dalin fjalët e saj”, por shton se gjithçka po shkon se Kurti e ka pranuar Asociacionin.
“Mua më jep shqetësim, pavarësisht që kam dëshirë me m’u vërtetu që e kam mirë, të njëjtën kohë e kam brengë që për çka e kam mirë nuk është mirë. Nuk kam qef që projekti i ardhshëm me qenë Asociacioni, se na e dimë që krejt projekti është t’u u sjell rreth asaj. Kurti është një profil politik, model politik është që krejt kohën dëshiron mos me qenë vazhdimësi e proceseve të kaluara. Por don me u duk e siç ti dokesh duke refuzuar”, ka thënë Rrushta në “Pressing” të T7.