
Ka përfunduar takimi i thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike.
Pas takimit është deklaruar për media është deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se ka kërkuar nga presidentja Osmani që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, shkruan Insajderi.
“Në emër të PDK-së, kërkova që ta ndryshojnë kandidatin, një gjë e tillë nuk pres të ndodh dhe jemi në situatën e njëjtë. Por, takimin duhet ta shohim si një hap para dhe një përpjekje shtesë për të gjetur një rrugë. Kam propozuar që presidentja ta garantojë funksionimin e institucioneve, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka nënkuptuar se nuk ka ndonjë marrëveshje.
Ai tha se i kanë dhënë idetë e tyre se si do të munden të ecin përpara.
“Kemi dhanë idetë tona për të ecur përpara, e kemi mirë pritë këtë mundësi”, tha shkurt Ramush Haradinaj.