Takimi në Bruksel, Lajçak flet për kërkesat: Asociacioni, përgjegjësi për Banjskën, dhe njohja e dokumenteve e simboleve të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi në Bruksel, Lajçak flet për kërkesat: Asociacioni, përgjegjësi për Banjskën, dhe njohja e dokumenteve e simboleve të Kosovës

    Insajderi
    18 December 2024 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dal me njoftim rreth takimit me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

    Lajçak ka shkruar për temat që kanë diskutuar, gjersa ka thënë se është i lumtur që palët kanë rënë dakord për Komisionin e përbashkët për të zhdukurit dhe siç tha ai së shpejti do të organizojnë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët.

    “Faleminderit Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqit për bashkëpunimin e mirë dhe takimin konstruktiv trepalësh”, tha ai.

    Emisari i BE-së ka theksuar edhe hapat që duhen bërë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian.

    “Hapat e diskutuara e të përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të vitit 2024 për zbatimin e Ohrit: de-përshkallëzimi, përgjegjësi për sulmet e vitit 2023, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, shkruan ai në X.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark