Takimi në SHBA, çfarë i biseduan Osmani e Kurti me sekretarin Blinken - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Takimi në SHBA, çfarë i biseduan Osmani e Kurti me sekretarin Blinken

    Insajderi
    27 April 2022 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook ka treguar se çfarë është folur në takimin mes saj, kryeministrit Kurti dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

    Osmani e Kurti u takuan me Sekretarin Blinken në Uashington, ku së bashku po marrin pjesë në varrimin e Madeliene Albright.Lexo Edhe:

    “Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. E falenderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish”, shkruan Osmani.

    “Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të”, shtoi ai. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark