Takimi Osmani-Ishiba, ky është njoftimi i kryeministrisë japoneze rreth diskutimeve atje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Takimi Osmani-Ishiba, ky është njoftimi i kryeministrisë japoneze rreth diskutimeve atje

    Insajderi
    13 June 2025 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Tokio, është takuar me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba,

    Kryeministria japoneze ka njoftuar për e tyre.

    Në njoftim tha se takimi mes tyre zgjati rreth 35 minuta dhe dha “një pasqyrë të takimit”.

    “Në fillim kryeministri Ishiba përshëndeti vizitën e Presidentes Osmani në Japoni. Ai tha se ruajtja dhe forcimi i një rendi të lirë dhe të hapur ndërkombëtar të bazuar në sundimin e ligjit është vendimtar në situatën gjithnjë e më të rëndë ndërkombëtare dhe synimin e tij për të bashkëpunuar me Kosovën, me të cilën ka pasur marrëdhënie të mira bilaterale”, thuhet në njoftim.

    Kryeministri Ishiba tha se Japonia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për zhvillimin dhe integrimin me Europën përmes “Iniciativës për Bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor”.

    “Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e kahershme të Japonisë për Kosovën dhe pritjet e saj për bashkëpunim të mëtutjeshëm, përfshirë edhe atë ekonomik mes dy vendeve”, vazhdon njoftimi.

    “Dy liderët ranë dakord të forcojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe duke e shfrytëzuar Expo-në si një mundësi të mirë”.

    Po ashtu, u tha se Osmani e Ishiba shkëmbyen mendime mbi çështjet rajonale në lidhje me situatën në Indo-Paqësorin dhe Ukrainën etj dhe ranë dakord të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark