Takimi për koordinim në luftën kundër korrupsionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Takimi për koordinim në luftën kundër korrupsionit

    Insajderi
    20 July 2016 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi priti në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imerin dhe zëvendësin e tij, Bashkim Shala.

    Në këtë takim u bisedua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes ATK-së dhe Prokurorit të Shtetit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së Prokurorit të Shtetit, në rastet kur paraqitet nevoja të bashkëpunohet me zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës.

    Ndër të tjera në këtë takim u bisedua edhe për krijimin e pikave të përbashkëta në mes këtyre dy institucioneve. Për këtë u vendos që të caktohen personat kontaktues në mes Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ku kryeprokurori Lumezi caktoi një prokuror nga zyra e tij person përgjegjës për komunikim me ATK-në.

    Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të trajnimeve të përbashkëta në mes prokurorëve të Shtetit dhe hetuesve tatimor, lidhur me luftën kundër korrupsionit,  krimeve ekonomike dhe krimeve financiare.

    Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike dhe atyre financiare./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark