Politikani serb, Bozhidar Periq në një intervistë për Gazetën Insajderi është deklaruar për takimin që ka pas me bartësin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilanë, Smajl Kurteshin, ku dhe u publikua një fotografi nga ky takim. Ai ka thënë se nuk ka asnjë ndikim në votën në Gjilan, shkruan Gazeta Insadjeri.
Fillimisht, Ismajl Kurteshi gënjeu për Gazetën Insajderi duke thënë se nuk është ai personi në foto, por pastaj atë e konfirmoj vetë ai përmes një statusi në Facebook.
Lidhur më këtë fotografi politikani serb, Periq e konfirmoj takimin duke thënë se është mbajtur në një qendër tregtare në Gjilan.
Sipas tij, takimi i tyre ka qenë i rastësishëm e jo për vota siç u pretendua nga LDK në Gjilan.
“Pashë rastësisht në rrjetet sociale që keni postuar një foto me mua dhe zotin Kurteshi në qendrën tregtare “Agmia”. Më keni përfshirë me dashje apo pa dashje në procesin zgjedhor në Gjilan, gjë që nuk më intereson aspak. Një takim i rastësishëm dhe pirja e një pije me kenik nuk është krim, apo jo?, ka thënë Periq.
Bozhidar Periq ka sqaruar për Gazetën se ai nuk është anëtarë i Listës Serbe dhe nuk është nënkryetar i Komunës së Gjilanit.
“Së pari, zotëri, unë nuk jam anëtar i asnjë partie, nuk jam anëtar i SL-së siç keni thënë. Së dyti, kam qenë nënkryetar nga viti 2002-2008 (shkurt 2008) dhe nuk jam më. Unë jetoj në territorin e komunës së Parteshit, ku votoj dhe ku jam në listën zgjedhore. Pra, absolutisht nuk kam asnjë lidhje me votën në Gjilan dhe as të drejtë vote”.
Po ashtu Periq tha se ka shumë miq shqiptarë që del për kafe e ushqim.
Ai ka thënë se ka pirë kafe edhe me Lutfi Hazirin.
Unë i ndaj njerëzit ekskluzivisht në “të mirë dhe të këqij” dhe kam shumë miq e të njohur shqiptarë që i respektoj dhe me të cilët do të shkoja gjithmonë në një kafene. Kam qenë shumë kohë nuk me kujtohet saktësisht për kafe dhe me Lutfi Hazirin që kam qenë deputet dhe njihemi shume mire dhe ai e di nga jam dhe ku kam te drejte te votoj. Ishim në një kafe matanë komunës, pastaj me nënkryetarin z. Arbër, kohë më parë. Unë nuk shoh asgjë të keqe. Shef në SL për komunën e Parteshit është kryetari aktual i kësaj komune, z. Dragan Petkoviq, përndryshe mik shumë i ngushtë i Hazirit. Pra dihet gjithçka, dhe kjo pikturë e imja ishte vetëm si qytetare.
Në fund të deklaratës së tij, Periq ka thënë se nuk ka asnjë ndihim në votën në Gjilan.
“Nuk kam absolutisht asnjë ndikim në votën në Gjilan, as nuk jam i interesuar sinqerisht, as nuk mund të ndihmoj askënd që ka kërkuar ndihmë”, thotë ai./Gazeta Insajderi/