Takimi Trump-Zelensky në Vatikan/ Shtëpia e Bardhë del me deklaratë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Takimi Trump-Zelensky në Vatikan/ Shtëpia e Bardhë del me deklaratë

    Insajderi
    26 April 2025 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë thotë se Trump dhe Zelensky u takuan privatisht dhe patën një “diskutim shumë produktiv”, duke shtuar se më shumë detaje do të jepen më vonë, raporton BBC.

    Takimi u zhvillua brenda Bazilikës së Shën Pjetrit pasi ata i bënë homazhe Papës, sipas Rai TV të Italisë, në vend që të ndodhte në ambasadën amerikane siç pritej.

    Kjo është hera e parë që ata takohen që nga ai takim i stuhishëm në Zyrën Ovale në fund të shkurtit, kur Zelensky u akuzua se nuk tha falënderime për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën.

    Vetëm këtë javë, Trump tha se Zelensky “nuk kishte letra për të luajtur” në një marrëveshje paqeje me Rusinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark