Takimi Trump - Zelensky, reagon edhe Gjermania - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Takimi Trump – Zelensky, reagon edhe Gjermania

    Insajderi
    28 February 2025 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Friedrich Merz, njeriu që pritet të jetë Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ka mbështetur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit të tensionuar që ky i fundit ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump, dhe zëvendësin e këtij të fundit JD Vance.

    Merz, përmes një postimi ka deklaruar se Gjermania qëndron me Ukrainën, si në kohë të mira po ashtu edhe në kohë të vështira.

    Ai ka thënë edhe se nuk duhet të ngatërrohet agresori me viktimën.

    ‘‘I dashur Volodymyr @zelenskyy_official , ne qëndrojmë me #Ukrainë në kohë të mira dhe në vështira. Nuk duhet të ngatërrojmë kurrë agresorin dhe viktimën në këtë luftë të tmerrshme’’, ka shkruar ai. 

    Edhe Olaf Scholz, kancelari aktual i Gjermanisë nga Partia e Social-Demokratëve, tha se askush më shumë se ukrainasit nuk e dëshiron paqen.

    Sipas tij, Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe Evropa.

    “Askush nuk dëshiron paqe më shumë se sa ukrainasit. Prandaj ne po punojmë në një rrugë të përbashkët drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania – dhe te Evropa,” shkroi Olaf Scholz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark