Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka nisur javën me takime “urgjente” siç i ka quajtur ai një ditë më parë, bisedat me Kurtin e Vuçiqin të hënën në Bruksel.
Fillimisht ka zhvilluar takime të ndara, ndërsa më pas një takim trilateral ku i pranishëm ka qenë edhe i dërguari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Pas pak, ai do të deklarohet për media rreth rezultateve të këtyre takimeve të nivelit të lartë.