Presidenti i Indonezisë mund të ketë organizuar takimin e parë potencial ndërmjet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus, Vladimir Putin që nga fillimi i luftës, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.
Indonezia është aktualisht kryesuese e grupit G20 dhe presidenti vendit, Joko Widodo, i ka ftuar të dy presidentët në Samitin e liderëve që pritet të mbahet në nëntor.
Ai është përballur me presion nga vendet perëndimore për të përjashtuar liderin rus, por presidenti indonezian ka thënë se ai dëshiron ta bashkojë G20-ën.
Presidenti Jokowi ka biseduar së fundmi me Zelenskyn dhe ka refuzuar një kërkesë për të dërguar armë drejt Ukrainës pasi që politika e jashtme e vendit aziatik përpiqet ta ruaj neutralitetin strategjik.
Ukraina nuk është anëtare e G20, por vendet kryesuese kanë të drejtë të ftojnë vende mysafire.
Një zyrtar nga qeveria e Ukrainës ka thënë se pjesëmarrja e Zelenksyt do të varej nga situata në terren.