Takohen drejtorët e burgjeve të Kosovës dhe Shqipërisë, forcohet bashkëpunimi në Fushën e Sigurisë Korrektuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen drejtorët e burgjeve të Kosovës dhe Shqipërisë, forcohet bashkëpunimi në Fushën e Sigurisë Korrektuese

    Insajderi
    27 August 2024 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, është takuar me Drejtorin e Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, Këshilltarin Global të ICITAP-it për Kundërterrorizëm, Bill Sage, dhe Këshilltarin Rajonal për Njësitë e Inteligjencës Korrektuese, Frank Karam.

    SHKK përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjatë këtij takimi, u diskutuan çështjet e sigurisë në institucionet korrektuese të të dyja vendeve, duke ndarë përvojat dhe praktikat më të mira në menaxhimin e burgjeve.

    “Mbështetja e ICITAP-it u vlerësua lart nga të dyja institucionet, veçanërisht për themelimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo njësi ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë, duke u bërë një histori suksesi dhe një model i mirë për të gjithë rajonin.

    Të mbështetur nga ICITAP-i, tashmë janë identifikuar pajisje të nevojshme që do të sigurohen për SHKK-në, si: skanerë, kamera detektuese të telefonave, si dhe shumë pajisje të tjera të sigurisë, të cilat do të vijnë në Kosovë gjatë muajit tetor.

    ICITAP-i dhe INL-i mbeten partnerët kryesorë të SHKK-së në zhvillim dhe reformë; përkrahja e tyre është jetike dhe vendimtare për Shërbimin Korrektues të Kosovës”, thuhet në njofim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark