Liderët opozitarë, Ramush Haradinaj, Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj, janë duke zhvilluar një takim në zyrën qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj, i cili ka pohuar se takimi tanimë është duke u zhvilluar.
Nitaj ka theksuar se janë duke u diskutuar kauzat e mëtutjeshme opozitare.
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kishin paraparë një protestë më 26 mars por ajo u anulua me pretendimin se gjatë kësaj jave do të caktohet data e protestës së radhës./Insajderi.com