
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, janë takuar të martën gjatë ditës. Takimi i tyre vije vetëm një ditë para se të mbahet tryeza ku pritet të diskutohet për demarkacionin kufitar me Malin e Zi.
Vetë Presidenti Thaci ka njoftuar se një ndër temat e diskutuarmes liderëve kryesor të vendit ka qene demarkacioni.
Sot prita në takim pune kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën. Biseduam për çështjet aktuale për bashkërendimin dhe funksionimin e institucioneve të vendit, me theks të veçantë në agjendën euroatlantike, çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, si kusht për liberalizimin e vizave, për ecurinë e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë, etj”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com