Takoi psudo-priftin, Ardian Gjini tregon se si i erdhi ne zyre ai dhe çka kane folur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Takoi psudo-priftin, Ardian Gjini tregon se si i erdhi ne zyre ai dhe çka kane folur

    Insajderi
    22 July 2025 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardian Gjinia, Perparim Rama e Gazmend Muhaxheri kane takuar dje një pseudo-prit. Dy nga ta ende nuk kanë komentuar se si ndodhi ky takim e çka folën. Por, i pari i Gjakovës, Gjini i ka dhënë Insajderit detaje se si përfundoi prifti në zyrën e tij dhe se çka foli me të, shkruan Insajderi.

    Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka takuar në zyrën e ti, Priftin e vetëshpallur nga Shqipëria, Nikolla Xhufka, një personazh shumë kontrovers dhe i dyshuar për aktivitete jashtë normave fetare dhe shoqërore.

    Gjini në një prononcim për Gazetën Insadjeri ka thënë se takimi është realizuar me kërkesë të tij. Ai tha se nuk e ka njohur më herët personin që ka pritur në zyrën e tij në komunë.

    “Takimi me kërkesë të tij. Nuk e kam njohur më herët. Kemi biseduar kryesisht për historinë dhe fenë”, tha Gjini për Insajderin.

    Për këtë takim Gjini kishte bërë edhe një njoftim zyrtar në Facebook

    Lidhur me këtë çështje dhe dy kryetarët tjerë nuk kanë dhënë përgjigje për Gazetën.

    Në media, gjatë ditës është deklaruar edhe prifti i cili tregoi se nga takimet me kryetarët ka kërkuar një hapësirë për të ndërtuar kishën ortodokse shqiptare.

    “Kam kërkuar nga kryetari i Prishtinës të na jep një objekt. dëshirojmë që çdo qytet të ketë kishën e vet ortodokse shqiptare”, deklaroi Nikolla Xhufka.

    Nikolla Xhufka është një prift i vetëshpallur nga Elbasani i Shqipërisë, i cili ka marrë vëmendje negative përmes deklaratave të papërgjegjshme dhe veprimeve që kanë ngjallur polemika të shumta.

    Më herët, Xhufka është bërë protagonist i një video-incizimi skandaloz, ku shfaqej në situata intime me një mashkull, duke shkelur kështu jo vetëm normat e komunitetit fetar por edhe besimin publik ndaj tij.


    Megjithatë, ky fakt nuk e ka penguar që në ditët e fundit ai të pranohet dhe të marrë mbështetje të hapur nga kryetarët e tri komunave më të mëdha në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark