Taksa 10% ndaj mallrave amerikane, Osmani i kërkon Kurtit ta pezullojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Taksa 10% ndaj mallrave amerikane, Osmani i kërkon Kurtit ta pezullojë

    Insajderi
    03 April 2025 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sot nga Qeveria e Kosovës në detyrë që të pezullojë taksën prej 10% që është vendosur ndaj mallrave të Shteteve të Bashkuara. Kjo kërkesë vjen pas vendimit të Administratës Trump, e cila ka vendosur tarifa prej 10% për të gjitha importet, përfshirë edhe ato nga Kosova, shkruan Insajderi.

    Në një deklaratë, Osmani tha se ky hap do të dërgonte një mesazh të fuqishëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike me SHBA-në, duke bërë të qartë angazhimin e Kosovës për një partneritet më të ngushtë dhe më të qëndrueshëm me aleatin e saj më të rëndësishëm.

    “Sot, zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara”, tha Osmani.

    Presidentja Osmani shprehu besimin se ky veprim do të hapte mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë, duke riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj aleancës me SHBA-në, e cila është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe mbështetjes së palëkundur.

    Kujtojmë se, në ditët e fundit, presidenti Donald Trump kishte vendosur tarifa më të larta për disa shtete, përfshirë edhe ato që ai i konsideron “shkelësit më të këqij” në tregtinë globale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark