Myslimanët po dalin para të u japin ndihmë njerëzve të afektuar nga sulmi terrorist vdekjeprurës në Urën e Londrës dhe Borough Market.
Raportet fillestare tregojnë se ata të cilët lanë shtatë të vdekur janë të inspiruar nga grupet militante islamike, ndërsa ministrja Theresa May tha se vrasjet tregojnë se ka shumë tolerancë ndaj ekstremizmit në Britaninë e Madhe.
Përdoruesja e Twitterit tha se një taksist mysliman e ka dërguar në shtëpi dhe “qau për sulmet”, raporton The Independent.
“Sapo më dërgoi në shtëpi një taksist mysliman dhe qau për sulmet e natës së sotme. Terrorizmi nuk ka religjion”, ka shkruar ajo.
Një grua shfaqi falënderimet e saja duke shkruar se një taksist mysliman e “nxori atë nga ajo situatë ferri për në siguri”.
Ndërsa një person tjetër tha kishte mbetur jashtë për shkak të bllokimit të komunikacionit dhe dyqanxhinjtë mysliman i dhanë atij ushqim dhe një vend për të qëndruar.
Përdoruesi i Youtubes Luke Cutforth insiston që faji për sulmin terrorist, i cili shkaktoi shtatë vdekje dhe lëndoi 48 të tjerë, nuk qëndron tek myslimanët.
“T’i fajësosh gjithë myslimanët për terrorizëm është sikurse ti fajësosh gjithë meshkujt për terrorizëm! Shumica e terroristëve janë meshkuj, kështu që a do ti dëbosh që të gjithë?”, ka shkruar ai.
Në një deklaratë për sulmin, kryetari i Londrës Sadiq Khan shprehu tronditjen e tij, dhe tha se është “i tërbuar që këta terroristë të çmendur dhe frikacakë kanë shënjuar londinezët e pafajshëm dhe vizitorët e qytetit tonë”.
Taksistët Myslimanë gjithashtu janë lavdëruar për ndihmën e dhënë viktimave dhe pjesëmarrësit e koncerti pas shpërthimeve në koncertin e Ariana Grandes në Manchester.
Një përfaqësues i fondacionit të Ramazanit, organizatë me bazë në Manchester, i është bashkangjitur fjalëve të kryetarit të Londrës.
“Myslimanët e vërtetë janë duke agjëruar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dhe luten në xhamitë përreth vendit, ata nuk vrasin njerëz të pafajshëm, këto krime e neveritin komunitetin tonë”, ka thënë ai,
Ai ka shtuar se fondacioni premton që “nuk do të ndalojë punën kundër terrorizmit dhe ideologjisë së tyre të sëmurë, pa marrë parasysh rreziqet.” /Insajderi.com