Talat Xhaferi: Nuk egzistojnë fjalë që e përshkruajnë kontributin e Ahmetit, jemi dëshmitarë të një dite historike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Talat Xhaferi: Nuk egzistojnë fjalë që e përshkruajnë kontributin e Ahmetit, jemi dëshmitarë të një dite historike

    Insajderi
    28 January 2024 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka lartësuar kryetarin e BDI’së, Ali Ahmetin. Ai tha se nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin e Ahmetit në ndërtimin e historisë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut.

    Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi tha se sot jemi dëshmitarë të një ditë historike për shqiptarët.

    Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, ka shkruar Xhaferi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark