Futbollisti holandez Riechedly Bazoer, është vënë në shënjestrën e shumë klubeve Evropiane pas paraqitjeve të mira me Ajaksin këtë sezon.
Napoli, Manchester City dhe Arsenali janë skuadrat që e kërkuan futbollistin edhe gjatë afatit kalimtar të janarit. Me vetëm 19 vite, i riu i Ajaksit është reprezentues i Holandës, çka paraqet ambiciet e tij të mëdha në karrierë.
Bazoer thotë se është nderë të kërkohesh nga skuadra si Manchester City apo Arsenali, por ëndrra e tij është që në një të ardhme të afërt të luajë për Barcelonën, raporton Goal.com
“Unë dua të qëndroj në Ajaks deri në moshën 22 apo 23 vjeçare, e më pas do të doja të kaloja në një klub të madh spanjoll. Stili i Barcelonës më përshtatet më shumë”, tha talenti i Ajaksit.
Para pak ditësh trajneri i Ajaksit u shpreh se Bazoer është një futbollist me shumë të ardhme dhe se do të arrijë majat e futbollit botëror. Bazoer këtë sezon ka shënuar 3 gola në 18 ndeshje në kampionati holandez ‘Eredivisie’./Insajderi.com