Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani, është bërë me ekip të ri. Ai ka kaluar në FC Lausanne-Sport, ekip në ligën zvicerane, në formë huazimi.
24-vjeçari kosovar pritet ta mbajë numrin 29 në skuadrën zvicerane, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndërkaq, huazimi do të zgjasë deri në fund të këtij sezoni.
“Reprezentuesi kosovar, Donat Rrudhani i bashkohet FC Lausanne-Sport në formë huazimi deri në fund të sezonit nga BSC Young Boys”, thuhet në njoftimin e skuadrës. /Insajderi.org/