Leon Zeqiraj është futbollisti i radhës kosovar që ka përfunduar në futbollin italian.
Super-talenti kosovar në fakt e ka bërë një hap gjigant në karrierën e tij.
Përfaqësuesi U-19 i Kosovës është transferuar tek klubi i njohur italian, Sampdoria.
Futbollisti nga Istogu deri tash ishte pjesë e akademisë së Werder Bremenit, ndërsa vendosi që karrierën ta vazhdojë në Itali, aty ku e synon ngritjen e madhe dhe shpërthimin.