Talibanët afganë kanë thënë se i kundërshtojnë bisedimet për paqe me autoritetet afgane.
Një zëdhënës i grupit ka thënë se kryengritësit nuk do të marrin pjesë në procesin e paqes me Qeverinë në Kabul, derisa forcat e huaja nuk ndalojnë së sulmuari pozicionet e tyre dhe nuk tërhiqen nga Afganistani.
Ka qenë e paraparë që bisedimet e drejtpërdrejta të nisin javën e ardhshme në Islamabad.
Deklarata e talibanëve akuzon Shtetet e Bashkuara për rritjen e pranisë në Afganistan, si dhe për sulme ajrore dhe bastisje gjatë natës në zona të banueshme.
Autoritetet afgane janë në luftë me talibanët që 15 vjet. /rel