Talibanët vrasin një gjyqtar në Afganistan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Talibanët vrasin një gjyqtar në Afganistan

    Insajderi
    28 March 2016 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Militantët talibanë e kanë vrarë një gjyqtar provicnial në Afganistan, në sulmin e fundit kundër zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.

    Një zëdhënës lokal në provincën Gazni tha dje se gjyqtari, Anwar Rahmani, ishte vrarë pardje derisa gjendej në provincën fqinje, Vardak.

    Përgjegjësinë për këtë vrasje e kanë marrë talibanët.

    Për një kohë të gjatë gjytarët në Afganistan janë në shënjestër të militantëve talibanë.

    Militantët, që e kanë kontrollin ndaj hapësirave në provincat Gazni dhe Vardak, i kanë intensifikuar sulmet kundër qeverisë dhe forcave të sigurisë afgane në gjithë Afganistanin, prej vitit të kaluar./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark