Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskovic, ka thënë se Turqia është duke lobuar që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë për shkak të interesave të saj në rajon, apo siç thotë ai, “neo-otomanzimit”.
Tanaskovic ka thënë se megjithatë nuk beson e Kosova do të jetë në agjendën e UNESCO-s në seancën e prillit, shkruan vestionline.
Sipas tij, në rast të anëtarësimit, disa monumente si manastiret e kishat do të gjendeshin në sitautë të vështirë.