Hillary Clinton kurrë më nuk do të kandidojë për asnjë funksion shtetëror pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 nga Donald Trump.
Kështu ka deklaruar për CNN bashkëpunëtorja e kandidates presidenciale të demokratëve, Neera Tanden, kryetare e Qendrës amerikane për Përparim e lidhur me Partinë Demokratike.
“Mendoj se ajo do të merret me ofrimin e ndihmës fëmijëve dhe familjeve”, ka thënë ajo.
Hillary Clinton, ka theksuar Tanden, në këtë çështje ka qenë e fokusuar tërë jetën e me këtë do të merret edhe gjatë viteve të ardhshëm.
“Nuk pres që ajo ndonjëherë të kandidojë për çfarëdo funksioni shtetëror”, ka thënë Tanden.
Bashkëpunëtorja e Hillary Clinton ka reaguar kështu për artikullin e “New York Times” me të cilin spekulohej se ajo do të kandidojë për prefekte të New Yorkut.