Meghan Markle do të jetë lëndë mësimore në shkollë. Një shkollë private në Londër do ta ofrojë si kurs studimi dhe arsyeja lidhet me çështjet sociale, kryesisht ato me racizmin.
Drejtori i shkollës, Nicholas Hewlett tha se mësuesit do të eksplorojnë me nxënësit vështirësitë me të cilat përballen dy princeshat Meghan Markle dhe Kate Middleton kur u bashkuan me Familjen Mbretërore, por mësojnë gjithashtu se Markle u përball me sfida shtesë bazuar në spekulimet sociale raciste.
Në këtë shkollë do të trajtohen tema të ndjeshme si ajo e mikroagresioneve raciste dhe që shpesh nuk njihen si të tilla. Për shkak të rëndësisë së temave, edhe pse shkolla përfshin të gjitha nivelet e klasave; nga kopshti në shkollë të mesme, kursi do të jetë i rezervuar për nxënësit që janë mbi 13 vjeç.