Tani një yll i “Love Island USA”, por Chris Seeley kishte një lidhje të veçantë me Kosovën - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Tani një yll i “Love Island USA”, por Chris Seeley kishte një lidhje të veçantë me Kosovën

    Insajderi
    09 July 2025 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chris Seeley është kthyer në një nga emrat më të përfolur të sezonit të shtatë të “Love Island USA”, për shkak të lidhjes së tij me Huda Mustafa.

    Çifti është në qendër të vëmendjes me romancën e tyre plot pasion, tensione dhe befasi, duke pushtuar rrjetet sociale.

    Por ajo që shumica e fansave nuk e dinë është se para se të hynte në vilën e dashurisë, Chris ka pasur një kapitull të veçantë në karrierën e tij – pikërisht në Kosovë.

    Ai ka luajtur për një sezon të plotë me klubin e basketbollit të Rahovecit në Superligën e Kosovës.

    Performanca e tij në fushë është ende e ruajtur në arkivat e klubit dhe në postimet e tij personale, ku ka ndarë kujtime nga jeta në Rahovec.

    Sot, me mbi 220 mijë ndjekës në Instagram, Chris është një nga konkurrentët më me ndikim në këtë sezon të reality-shout.

    Ndërkohë lidhja e tij me Huda, një influencuese e njohur dhe nënë beqare, ka lindur gjatë fazës “Casa Amor” dhe ka vazhduar me emocione të forta, puthje të zjarrta dhe debate të ashpra.

    Publiku shqiptar, këtë herë, e ka një lidhje të drejtpërdrejtë me dramën që po pushton ekranet në ShBA, marrë parasysh kohën që kaloi në vendin tonë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark