Pas njohjes së Kosovës nga ana e Izraelit, hapësira e manovrimit për Serbinë nuk është i madh, shkruan Suptnik.
Kjo praktikisht mund të kufizohet në rishikim të vendimit për të zhvendosur ambasadën serbe nga Tel Aviv në Jerusalem, për të cilën Serbia është obliguar me marrëveshjen e Uashingtonit. Kjo shihet edhe nga deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë “do t’i ndërtojmë marrëdhëniet me shtetin hebre në përputhje me rrethanat e reja”.
Si qëndrojnë gjërat tani, marrëveshja e Uashingtonit duket se është përshtatur me interesat e Izraelit, aleatit më të afërt të SHBA. E vetmja çështje që deri më tani, megjithëse pjesërisht, është përmbushur është pika e fundit të aktit që duhej të kishte të bënte me marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar me Uashingtonin dhe i referohet Izraelit.
Izraeli në atë marrëveshje ekonomike nuk kaloi pa befasi as gjatë nënshkrimit. Në atë të nënshkruar midis presidentit serb dhe amerikan specifikon detyrimin e Beogradit për të bartur ambasadën e saj në Izrael nga Tel Aviv në Jeruzalem deri më 1 korrik 2021.
Kur u pyet se çfarë mund të bëjë Beogradi në këtë situatë, Slobodan Jankoviq nga Instituti serb për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare, ka thënë se “vetë akti i njohjes është vetëm pasojë e asaj që tashmë është bërë në Uashington”.
“E kemi qëndrimin e administratës së re amerikane se ata nuk kanë asgjë kundër letrës së nënshkruar në Uashington, që do të thotë se ata do të përpiqen ta zbatojnë atë. Ne kemi mundësinë që të paktën të shtyjmë zbatimin e asaj pjese të marrëveshjes që i referohet bartjes së ambasadën serbe nga Tel Avivi në Jeruzalem. Kjo mund të bëhet”, ka thënë Jankoviq për Sputnik.
Kjo është pikërisht ajo që u përmend pas pyetjes se nga erdhi Izraeli si pikë e veçantë e një marrëveshje ekonomike. Kjo ishte hera e parë që u dëgjuan spekulime se Serbia mund të mos përmbushte atë që nënshkroi nëse Izraeli njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Jankoviq./Insajderi.org.