Lazio duket se ka bërë blerjen e sezonit. Klubi i Serisë A ka qenë prej kohësh në bisedime me klubin e Fenerbahces në Turqi dhe objektivi ka qenë, Van Persi.
Portali turk ‘Haberler.com’ flet për arritjen e një marrëveshje mes drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tares dhe agjentit të futbollistit për kalimin e tij në Itali.
Lajmi është pasqyruar edhe në mediat italiane në të cilat thuhet se klubi i Stambollit po vlerëson ofertën, ndërsa sulmuesi ka dhënë pëlqimin e tij për të ndryshuar skuadër.
Ish-futbollisti i Mançester Junajtid dhe i Arsenalit pritet të shkojë te Lacio me një shumë prej 10 milionë eurosh.
Gjysma e kësaj shume thuhet se do të paguhet në momentin e lidhjes së kontratës dhe pjesa tjetër do të paguhet pas një viti. /Insajderi.com