Targat, ky është veprimi i fundit që ndërmori Kurti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Targat, ky është veprimi i fundit që ndërmori Kurti

    Insajderi
    28 October 2022 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka ftuar kryetarët e komunave veriore për takim në kryeministri.

    I pari i qeverisë tha se me ta do të flasin për pagesën e energjisë në veri por edhe për targat.

    “Dëshirojmë të diskutojmë për këto por jo vetëm për këtë. Tash do t’i kemi dy tema, do ta kemi temën e energjisë dhe atë targave kurdo që e kemi atë takim”, është shprehur Kurti.

    Qeveria e në mbledhjen e fundit ka marrë vendim të ri lidhur me konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia në legale RKS.

    Kurti tha se vendimi për targat të mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime. Ai ka thënë se deri me datën 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit. Pastaj nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Derisa prej 21 janarit për dy muaj do të ketë targa provuese dhe pas 21 prillit 2023 s’do të ketë targa të tilla.

    “Targat për KM, GL janë targa ilegale. Qeveria e Kosovës përmes vendimit ka obliguar ata që ti kthejnë në targa RKS. Tash ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshëm edhe me ministrinë e linjës. Dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim  një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të zbatimit të këtij vendimi”, tha Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark