"Tarifat e Kosovës ndaj SHBA mbetje që nga koha e UNMIK-ut, të hiqen menjëherë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tarifat e Kosovës ndaj SHBA mbetje që nga koha e UNMIK-ut, të hiqen menjëherë”

    Insajderi
    03 April 2025 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë transaksional.

    Duke iu referuar tarifave që aktualisht ekzistojnë ndaj produkteve amerikane, Çitaku i ka quajtur ato mbetje të së kaluarës administrative të UNMIK-ut. Ajo ka premtuar se nëse PDK merr drejtimin e qeverisë, ato tarifa do të hiqen menjëherë.

    LEXO EDHE:

    Ky nuk është vetëm një akt politik i mençur – është një hap drejt një ekonomie më të hapur, më të fuqishme dhe më konkurruese. Është një angazhim për partneritet të vërtetë, që i shërben qytetarëve tanë, bizneseve tona dhe zhvillimit të vendit”, ka theksuar ajo.

    Mbështetja që SHBA i ka dhënë Kosovës nuk matet me para. Ajo është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta: liria, demokracia, dhe e drejta e popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë”, ka shkruar Çitaku në ‘Facebook’.

    Sipas saj, heqja e tarifave është akt drejt një ekonomie më të hapur. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark