Tarifat e Trumpit godasin edhe Apple – sa do të kushtojë iPhone i ardhshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tarifat e Trumpit godasin edhe Apple – sa do të kushtojë iPhone i ardhshëm

    Insajderi
    05 April 2025 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tarifat e presidentit amerikan Donald Trump për mallrat që hyjnë në SHBA tronditën tregjet botërore.

    Por, le të hedhim një sy se si tarifat po ndikojnë tek kompanitë e mëdha.

    Shumë nga pajisjet më të njohura në botë – telefonat, laptopët, tabletët, orët inteligjente – mund të bëhen shumë më të shtrenjta në SHBA, sepse shumë prej tyre prodhohen në Kinë.

    Pyetja është nëse do të jenë kompanitë apo klientët e tyre ata që në fund do të ndjejnë dhimbjen e rritjes së çmimeve të shkaktuar nga tarifat.

    Është një dhimbje koke e mëtejshme për Apple në veçanti, të cilën i ra çmimi i aksionit pas Donald Trump bëri publike tarifat.

    Gjigandi i teknologjisë është përpjekur t’i zhvendosë operacionet e tij larg Kinës për një kohë – duke zgjeruar fabrikat e tij të iPhone në Indi me një ambicie për t’i bërë të gjitha celularët atje, për shembull – por sigurisht që nuk është në gjendje të mbyllë derën në Lindjen e Largët në të ardhmen e afërt.

    Do të jetë interesante të shihet se sa kushton iPhone-i i ardhshëm – zakonisht në vjeshtë kur del në treg.

    Tregjet e aksioneve (stock markets) në SHBA kanë përjetuar javën e tyre më të keqe që nga viti 2020, pasi tarifat gjithëpërfshirëse të presidentit amerikan Donald Trump vazhdojnë të shkaktojnë trazira në tregjet globale./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark