×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tash e 10 vjet Fakulteti i Bujqësisë i pa përfunduar, studentët vijojnë ligjëratat në kushte të vështira

    Insajderi
    12 May 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë tashmë 10 vjet që kur ka filluar ndërtimi i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, por ende nuk ka finalizim të këtij objekti. E si pasojë e kësaj studentët e këtij fakulteti detyrohen që ligjëratat t’i ndjekin te gjimnazi matematikor në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë vazhdojnë të vijojnë mësimin në kushte jo të mira si shkak i mos përfundimit të objektit, ndërtimi i së cilit ka nisur në korrik të vitit 2013 dhe ende nuk është përfunduar.

    E për krejt këtë, konsiderohet se arsye është mos përfundimi i dy pozicioneve të instalimeve elektrike, madje sipas Prodekanit Salih Salihu lënda e këtij fakulteti është në kontekst gjyqësor kinse për keqpërdorime.

    Kam informacione nga menaxhmenti i këshillit të profesorëve që lënda është në kontekst gjyqësor kinse për keqpërdorime. Fakulteti i bujqësisë ka pasur ankesa duke iu drejtuar të gjitha institucioneve qe me evituar ketë problem, që me largu rrjetin nga përquesit disa metra që kërkohet me ligj ose me e bë një zgjidhje tjetër, por qe si pasojë po i bartin studentet duke mësuar në objektin e vjetër, tepër të themi të pa favorshëm“, tha Prodekani Salihu për Insajderin.

    Ndërsa, profesori i cili ligjëron në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Sali Aliu tha për Insajderin se janë duke pasur shumë vështirësi, duke shtuar se nëse nuk realizohet do të kenë probleme në riakreditim.

    Një pjesë i kemi zhvendos te gjimnazi atje, në përgjithësi ka shumë vështirësi, duhet ma shumë me u merrë menaxhmeti në rektorat me këtë problematikë, nese nuk realizohet kemi me pas problem në riakreditim”, tha Profesori Sali Aliu.

    Tutje në përgjigjen që ka marrë Parlamenti Studentor nga Këshilli Drejtues në fund të vitit të kaluar, thuhet se projekti ka ngecur pasi që punimet kanë tejkaluar zonën që ishte e lejuar.

    Pas daljes në terren të inxhinierëve për lidhje të reja të KESCO-s, me datë 23.4.2022, UP-së i është kërkuar fillimisht pëlqimi parimor nga KOSTT-i, për shkak të dyshimeve të ngritura lidhur me distancën e objektit të ri të FBV-së ndaj projeksionit vertikal të përçuesit të skajshëm të linjës 400kV, LP. 420/1 NS. Sipas pëlqimit parimor të KOSTT, Departamenti M&I i Projekteve, datë 31.5.2017, lidhur me kërkesën e UP-së, datë 15.5.2017, për dhënien e kushteve teknike, thuhet shprehimisht se: “lejohet ndërtimi i objekteve në distancë më të madhe se 7 m (shtatë metra) ndaj projeksionit vertikal të përçuesit të skajshëm të linjës së lartcekur”.  

    Për konstatimin e kësaj distance, me rekomandimin e dekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë, UP-së i është ofruar vullnetarisht z. F.L, bashkëpunëtor i jashtëm”, thuhet në përgjigjjen që kanë marrë Parlamenti Studentor, tha për Insajderin kryetari i studentëve të Universitetit të Prishtinës, Qlirim Hoti.

    Ndërsa një studente e këtij fakulteti (emër i njohur për redaksinë), tregoi se kushtet ku aktualisht i mbajnë ligjëratat janë të këqija e sidomos gjatë dimrit që e kanë shumë ftohtë.

    “Kushtet nuk janë edhe aq të mira, sidomos gjatë dimrit është shumë ftohtë”, tha X.X për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark