Tash e tetë orë bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit – flet vajza e tij Gresa Krasniqi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tash e tetë orë bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit – flet vajza e tij Gresa Krasniqi

    Insajderi
    04 November 2020 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e tetë orë, zyrtarë policor të EULEX-ti janë duke bastisur shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi në Prishtinë.

    Kjo bastisje e cila është duke u bërë nën urdhrat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), nuk është njoftuar më herët ka thënë për Gazetën Insajderi, vajza e Krasniqit, Gresa Krasniqi.

    Krasniqi ka treguar se pjesëtarët e EULEX-it kanë rrethuar shtëpinë e tyre në orën 05:30 të mëngjesit derisa është duke vazhduar që policë janë duke qëndruar në shtëpinë e tyre. Ajo ka thënë se momentalisht nuk janë duke ditur se çfarë po ndodh.

    “Policia ka ardhur në ora 05:30 dhe momentalisht jemi të izoluar, jemi të ndarë nga babi, nuk jemi duke ditur asgjë dhe nuk kemi asnjë kontakt me të përveç me disa nga zyrtarët policor për shkak që babi është me diabet dhe po duhet me i përcjell gjendjen”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

    Ndërsa, Krasniqi ndër tjera ka shtuar se konfirmimin rreth aktakuzës së babait të saj ata e kanë kuptuar përmes mediave.

    “Ndërsa sa i përket aktakuzës ne e kemi kuptuar nga mediat ku pastaj edhe kemi kontaktuar me avokatin ku na ka konfirmuar edhe ne ku po ashtu na ka treguar se pritet të dërgohet për në Hagë”, ka thënë Krasniqi.  

    Avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, ka njoftuar se aktakuza ndaj klientit të tij shtë konfirmuar.

    “Krejt çfarë mund të konfirmojë është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani.

    Nga orët e hershme të mëngjesit policia e EULEX-it dhe e Kosovës, po e bastisin shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Prishtinë.

    Bastisja e shtëpisë së tij, po bëhet me urdhër të Gjykatës Speciale.

    Policia e EULEX-it bashkë me atë të Kosovës po kryen bastisje edhe në shtëpinë e Krasniqit në fshatin Negrovc, prej nga vije ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.

    Ende nuk dihet nëse Krasniqit iu është konfirmuar aktakuza apo jo. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark