×
  • Sport
  • Sport

    Taulant Xhaka: I thashë Granitit të mos luajë kundër Serbisë

    Insajderi
    10 October 2024 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zvicra të shtunën do të përballet me Serbinë në Ligën e Kombeve. Pas dueleve në Botërorin 2018 dhe 2022, sytë janë te kapiteni zviceran, Granit Xhaka.

    Vëllai i tij, Taulant Xhaka, i cili përfaqësoi Shqipërinë përgjatë karrierës së tij me kombëtare, tha për të përditshmen zvicerane ‘Blick’ se i kishte sugjeruar Granit Xhakës të mos luante me Serbinë, përcjell Insajderi.

    “I sugjerova Granitit që të fliste me trajnerin Murat Yakin dhe ndoshta ta kalonte këtë lojë, por të gjithë e njohim vëllanë tim, ai dëshiron të luajë çdo ndeshje për Zvicrën”, tha Xhaka.

    33-vjeçari kryesisht shpreson që të mos jetë ndeshje emocionale dhe kaotike si në duelet e mëparshme.

    Nuk është e lehtë të mbash veten nën kontroll për 90 minuta kur gjërat bëhen emocionale. Graniti duhet të qëndrojë i qetë, të luajë futboll, të fitojë dhe të injorojë provokimet. Është e lehtë të thuhet, por në fund gjithçka ka të bëjë me këtë: të luash lojë futbolli dhe të fitosh”.

    Nuk duam të merremi më me gjëra që kanë pak lidhje me futbollin”, shtoi ndër të tjera ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark