Taulant Xhaka merr dënim historik në futbollin e Zvicrës/ Pezullime, gjoba dhe shërbim bamirës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Taulant Xhaka merr dënim historik në futbollin e Zvicrës/ Pezullime, gjoba dhe shërbim bamirës

    Insajderi
    16 May 2025 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i njohur i futbollit në Zvicrës, Taulant Xhaka është gjobitur nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

    Ditë më parë, Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij festuan titullin e ligës me Baselin dhe për shkak të eskalimit, mesfushori shqiptar është gjobitur.

    Ai bëri disa komente jo të mira për klubet tjera në Zvicër gjatë festës në Barfusserplatz.

    @_dvh.bph Glauben nid an Gaister! FcB isch SCHWIZERMAISTER!!!! ❤️💙#fcb #fcbasel #fcbasel1893 #basel #schweiz #schweizermeister #shaquiri #xhaka #ajeti #schmid #AlliZämme ♬ Originalton – Debby

    Kështu, Komiteti disiplinor ka vendosur që Xhaka të gjobitet me 7500 franga, të pezullohet për një ndeshje dhe 18 orë të bëjë punë bamirëse në dobi të futbollit.

    Xhaka ka pesë ditë kohë për të paraqitur ankesën, ndryshe ky vendim fuqizohet menjëherë.

    Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë kohë më parë ka njoftuar se po pensionohet nga futbolli aktiv. Kështu që pezullimi për një ndeshje nuk është që i paraqet problem të madh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark