Futbollisti i Baselit, Taulant Xhaka ka treguar se ekziston një mundësi që të jetë sërish bashkëlojtar me vëllaun e tij Granitin.
Në një intervistë për të famshmen zvicerane, Blick ai folur për një kalim të mundshëm të Granitit tek Baseli.
Ai shkurtimisht foli rreth kësaj teme duke treguar se ka një plan.
“Mund të funksionojë. Është një plan, por nuk do të jap më shumë detaje”, tha ai.
Teksa foli për të ardhmen e tyre pasi të përfundojnë karrierën si futbollist profesionist.
“Unë, si vëllai im, dua të bëhem trajner. Ideja është që Graniti të jetë trajner dhe unë asistent”, përfundoi ai.
Dy vëllezërit kanë luajtur së bashku tek Baseli në sezonet 2010/11 dhe 2011/12.
Aktualisht, Graniti është pjesë e Leverkusenit ku sezonin e kaluar ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë si dhe ka qenë finalist i Ligës së Evropës.