Tayna “ngrit” temperaturat me pozat provokuese në bikini - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Tayna “ngrit” temperaturat me pozat provokuese në bikini

    Insajderi
    13 September 2025 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një vere të nxehtë e të mbushur me koncerte, reperja e njohur Tayna ka zgjedhur t’i kalojë ditët e para të shtatorit në një parajsë tropikale.

    Në disa postime që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo shihet duke shijuar detin, natyrën dhe qetësinë larg zhurmës së skenës.

    Në një prej fotove, Tayna shfaqet e shtrirë mbi një palmë buzë bregut të detit, duke shkruar me humor: “how your email finds me”, duke treguar se edhe në pushime nuk shpëton dot nga mesazhet e shumta që i mbërrijnë.

    Artistja ka ndarë gjithashtu momente relaksi me libra, darka romantike nën dritën e qirinjve dhe veshje që i theksojnë stilin unik, duke marrë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.

    Tayna duket se po e shijon maksimalisht këtë periudhë pushimi, ndërkohë që fansat presin surprizat e saj të reja muzikore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark